Mali i Zi është fuqimisht i vendosur të marrë pjesë në mënyrë aktive në formulimin dhe zbatimin e politikave dhe vendimeve aleate që merren me synimin e mbrojtjes së zonës euroatlantike, tha kryeministri i Malit të Zi në mandat teknik, Dritan Abazoviq.
Siç njofton MPJ, ai këtë e ka thënë dje gjatë takimit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel.
Abazoviq theksoi përkushtimin e Malit të Zi për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën, duke theksuar veçanërisht përkushtimin tonë për ruajtjen e pavarësisë, integritetit territorial dhe sovranitetit të këtij vendi, brenda kufijve të tij të njohur ndërkombëtarisht.
Në kuadër të agresionit rus, Abazoviq iu referua rëndësisë së ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë në hapësirën më të gjerë të Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në intensifikimin e proceseve integruese.