SPAJIQ-MARKOVIQ: PROKURORIA E SHTETIT MUND TË PRESË MBËSHTETJEN E PLOTË TË QEVERISË

Lufta kundër të gjitha llojeve të krimit është vendimtare për rrugën evropiane të Malit të Zi dhe në këtë kuptim presim një kontribut të madh nga Prokuroria e Shtetit për përmbushjen e kritereve të përkohshme, dhe në fund për mbylljen e kapitujve 23 dhe 24 të negociatave, njoftoi kryeministri Millojko Spajiq gjatë një takimi me Prokurorin Suprem të Shtetit Millorad Markoviq.

“PSSH Millorad Markoviq, si dhe e gjithë prokuroria do të kenë mbështetjen e plotë të Qeverisë dhe më në fund janë plotësuar kushtet për të filluar zbatimin e zhvendosjes në ndërtesën e vjetër të Qeverisë”, ka shkruar Spajiq në rrjetin X.

Siç theksoi ai, kjo do të mundësojë punësimin e një numri më të madh të prokurorëve dhe drejtësi më të shpejtë, si dhe punë më efikase, specializim të prokurorëve dhe siguri më të madhe të tyre.

SHARE