PARKIMI DO TË BËHET MË I SHTRENJTË NË PODGORICË

Alija Hamziq, ushtrues detyre i drejtorit të “Parking Service” të Podgoricës, ka bërë të ditur se parkimi këtë vit në kryeqytet do të jetë më i shtrenjtë.

Në TV Vijesti, ai nuk saktësoi se sa do të jetë rritja, duke thënë se janë duke bërë një analizë dhe do të flasin kur të kenë të dhëna të sakta.

Qëllimi, thotë Hamziq, është të stimulohet parkimi afatshkurtër dhe përdorimi i transportit publik me listën e re të çmimeve.

“Shpenzimet e mirëmbajtjes së parkingjeve dhe afarizmit janë rritur… Do të kemi parasysh kërkesat dhe nevojat e qytetarëve”, tha Hamziq.

Ai tha se është planifikuar ndërtimi i një garazhi nëntokësor me 360 ​​hapësira në Sheshin Bozhana Vuçiniq dhe se projekti kryesor është miratuar.

Aktualisht është duke u përgatitur dokumentacioni i projektit për garazhin nëntokësor në rrugën Ballshica.

SHARE