Autostrada Tivarë-Bolare, kablloja detare që do të lidhë Malin e Zi dhe Italinë, komplekset e Porto Novi-it, Gjiri i Lushticës dhe Horizonti blu, hoteli plazhi i mbretëreshës, valorizimi i Bjellasicës dhe Komovit, si dhe burimet e rinovueshme të energjisë janë disa prej 23 projekteve prioritare për zhvillim të Qeverisë së Malit të Zi, të parashikuara për këtë vit.
Në Programin e punës të Qeverisë së MZ, i cili u miratua kohët e fundit, projektet kryesore të zhvillimit janë të ndara në gjashtë zona, duke filluar nga komunikacioni, ku është ndarë vetëm autostrada Tivarë-Bolare, në të cilën përfshihet monitorimi i të gjitha hapave për realizimin e saj.
Pastaj në fushën e energjetikës janë theksuar kablloja detare e cila lidhë Malin e Zi dhe Italinë, kompleksi i energjisë termike dhe burimet e rinovueshme të hidrocentraleve të mëdha dhe të vogla, elektranët e erës dhe centralet diellore, pastaj valorizimi i Bjellasicës,Komovit dhe Durmitorit, ndërtimi i Kompleksit Porto Novi, në Kumborë. Gjiri i Lushticës, Horizonti blu në Tivat, pastaj kompleksi, marina dhe infrastruktura e Portit të Malit të Zi në Tivat, rindërtimi i Kështjellës Mamula në Ishullin Lastavica në hyrje të Gjirit të Bokës së Kotorit, ndërtimi i hotelit të plazhit të mbretëreshës në Shën Stefan dhe projektet tjera të cilat do ti përcjellin Komisioni i Tenderit, ku prioritetet janë në fushën e turizmit.