EXPO TRIESHI

Expo Trieshi është një aktivitet që ka filluar të mbahet para 4 viteve, me iniciativë të vendasve, dhe mbështetet nga komuna e Tuzit dhe bashkëkombasit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fermerët dhe prodhuesit e komunës së Tuzit kanë mundësi ti paraqesin në panairin e produkteve tradicionale, një shumëllojshmëri të produkteve bujqësore. Ndër produktet kryesore që ekspozohen aty janë: djathi, mjalta, bimët dhe frutat e ndryshme, mishi i thatë, patatet, lakra e kuqe etj., produkte këto që vizitorët nga Malësia, e jo vetëm kanë mundësi që ti blejnë.

Aktivitet shtesë në „Expo Trieshi“ tashmë në mënyrë tradicionale është gjuatja me shigjetë. Gjuajtja me hark është një nga sportet më të vjetra në botë. Karakterizohet si një sport i saktësisë dhe përqendrimit, qëllimi i të cilit është të gjuaj një shigjetë në qendër të një shënjestër me një hark.

Nën ritmin e muzikës, vizitorët e këtij panairi kanë mundësi që në një atmosferë ndryshe, të shijojnë produktet tradicionale të trevës së Malësisë.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e kulturës dhe medias.

SHARE