Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq do të qëndrojë nesër për vizitë zyrtare në Kosovë.
Markoviq , së pari do të pritet nga zëvendëskryeministri i pare I Kosovës Behgjet Pacolli dhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha si dhe ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Skender Durmishi. Markoviq më pas do të zhvillojë takime edhe me krerët e kosovës, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, këtë vizitë e bën me ftesë të Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ku pritet të diskutohet mundësia e gjetjes së një zgjidhje për Demarkacionin e kufirit në mes Malit të Zi dhe Kosovës.