RUSIA SHPALL ARMËPUSHIM TË NJËANSHËM NË UKRAINË NGA MESDITA E 6 JANARIT DERI NË MESNATËN E 7 JANARIT

Rusia shpall armëpushim të njëanshëm në Ukrainë nga mesdita e 6 janarit deri në mesnatën e 7 janarit. Presidenti rus Putin i bën thirrje Ukrainës të shpallë armëpushimin, të lejojë ortodoksët që jetojnë në zonat e konfliktit të marrin pjesë në shërbesat e Krishtlindjeve. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i kërkoi homologut rus, Vladimir Putin, që të shpallë armëpushim “të njëanshëm” në Ukrainë. “Presidenti Erdogan tha se thirrjet për paqe dhe negociata duhet të mbështeten nga një armëpushim i njëanshëm dhe një vizion për zgjidhje të drejt”, thanë nga zyra e Erdoganit, teksa njoftuan më 5 dhjetor se dy liderët kanë zhvilluar një bisedë telefonike. Erdogan po ashtu pritet të zhvillojë një bisedë telefonike gjatë të enjtes edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

SHARE