NË TUZ 111 RASTE AKTIVE ME KORONAVIRUS

Në Mal të Zi janë regjistruar edhe 2,805 të tjerë pozitivë me koronavirus dhe një person ka vdekur si pasojë e infeksionit, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik. Gjatë ditës së djeshme në ISHP u raportua një vdekje e lidhur me infeksionin SARS-CoV-2, nga komuna e Plevlës, në moshën 60 vjeçare.

Raste të reja pozitive brenda 24 orëve të fundit janë:

Podgoricë 1,176, Nikshiq 377, Tivar 274, Budva 140, Kotorr 130, Herceg Novi 105, Tivat 92, Cetinë 78, Bijello Pole 67, Danillovgrad 65, Berane 64, Plevle 46, Mojkovc 44, Ulqin 44, Tuz 31, Rozhaj 21, Kollashin 14, Petnicë 14, Zhablak 7, Andrijevicë 5, Plluzhine 5, Shavnik 5 dhe Plav 1.

Deri në orën 15.00 u raportua shërimi i 558 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 16,869.

SHARE