ISHP: 7 VIKTIMA, 424 RASTE TË REJA

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 1273 testime për Covid19, nga të cilët 424 kanë dalë pozitive, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 7 humbje jete në pacientë nga: Podgorica (4), Nikshiqi (2) dhe Herceg Novi (1).  Numri më i madh i rasteve është në: Podgoricë 150, ndërsa në Tuz janë regjistruar 6 raste. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 492 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 9.060, prej të cilëve 140 në komunën e Tuzit.

SHARE