FORUMI SHQIPTAR NUK DO TË FIRMOSË ASNJË DOKUMENT QË CENON MARRËVESHJEN ME QEVERINË E 44-të

Forumi Shqiptar nuk do të nënshkruajë asnjëherë asnjë dokument që do të shkelte parimet dhe principet e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së 44-të, njoftuan nga Forumi Shqiptar.

“Në emër të Forumit Shqiptar, unë, Ivan Ivanaj dhe Ferhat Dinosha folëm për këtë temë me kryeministrin, duke respektuar përpjekjet për përshpejtimin e integrimit europian të Malit të Zi. Jo vetëm që e mbështesim, por është një nga parimet themelore të politikës sonë – Mali i Zi në Bashkimin Europian”, thonë nga Forumi Shqiptar.

Ky, siç thonë ata, është në fakt qëllimi i tyre, i cili nuk ka alternativë ndaj paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik dhe ekonomik.

“Jemi njohur me përmbajtjen e dokumentit Barometri 26. Forumi Shqiptar nuk do të vërë kurrë nënshkrimin e asnjë dokumenti që do të shkelte parimet dhe principet e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së 44-të, domethënë do të shfajësoheshin ata që nuk i respektuan ato parime. Jo sepse kemi diçka kundër askujt, por sepse një grup politik ka treguar se për ta një nënshkrim dhe një fjalë nuk do të thotë asgjë”, theksojnë ata në njoftim.

“Për sa i përket Forumit Shqiptar, Mali i Zi si një shtet civil ku popuj dhe fe të ndryshme jetojnë në mënyrë të barabartë dhe në mirëkuptim dhe respekt, Mali i Zi në NATO dhe Bashkimin Evropian, Mali i Zi në aleancën më të fortë me SHBA, Mali i Zi si shtet ekologjik i qeverisjes së përgjegjshme, ekonomisë së tregut, sipërmarrjes së lirë dhe qytetarëve të lirë – këto janë disa nga synimet tona, para së gjithash në aspektin vlerash, pra parime themelore në kuptimin politik”, thekson Forumi Shqiptar.

Ata theksojnë se subjekti i tyre politik gjithmonë ka mbështetur dhe do të mbrojë çdo gjë që është në përputhje me këto parime.

“Ne do të mbështesim vlerat evropiane jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra, dhe sigurisht integrimin e Malit të Zi në BE, pavarësisht nëse është e shkruar në një dokument apo jo, nëse jemi në pushtet apo në opozitë”, thuhet në deklaratën e FSH.

SHARE