NGA MESNATA TË GJITHA ÇMIMET E KARBURANTEVE NJË CENT MË LIRË

Nga mesnata, të gjitha çmimet e karburanteve në Mal të Zi do të jenë një cent më të lirë, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Minierave.

Eurosuper 98 do të zbresë në 1.54 euro për litër, si dhe eurosuper 95 që do të kushtojë 1.50 euro për litër për 14 ditët e ardhshme.

Nafta për ngrohje do të mbetet 1.44 euro ndërsa eurodieseli do të kushtojë 1.47 euro.

“Sipas përcaktimeve të Rregullores për mënyrën dhe sasinë e elementeve mbi bazën e të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, numër 23/2021), do të bëhet përllogaritja e radhës më 18 dhjetor, dhe çdo ndryshim i çmimeve të derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga data 19 dhjetor 2023”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

SHARE