Për një shëndet të mirë nuk keni nevojë për fiq të freskët! Këtë preparat ‘mrekullueshëm’ do ta bëni me fiq të thatë!

Fiqtë kanë shumë cilësi të dobishme

Ndihmojnë në rregullimin e punës së traktit të tretjes.

Përmbajtja e lartë e fibrave që gjendet te fiqtë ndihmon në dobësim dhe pastrim të organizmit nga toksina.

Fiku është i pasur me kalcium i cili absorbohet lehtë dhe është i pazëvendësueshëm për njerëzit me intolerancë ndaj laktozës. Kalciumi i cili ndodhet me shumicë në fiq, forcon zemrën.

Fiku përmban edhe një sasi të lartë antioksidantësh të cilët përmirësojnë sistemin e imunitetit dhe shëndetin në përgjithësi.

Përmirëson gjendjen e lëkurës dhe barazon tenin e fytyrës, transmeton Telegrafi.

Konsiderohet mjet i shkëlqyeshëm për shërimin e pagjumësisë dhe për shërimin e krupës.

Preparat natyral për “rinim të organizmit”

Frutat e fikut na forcojnë në cilëndo stinë të vitit. Konsumimi i fikut të freskët, të sapovjelë, është një luks të cilin nuk mund ta kenë të gjithë.

Domethënë, piqen në gusht dhe shtator, por ka edhe receta me fiq të thatë që mund t’i merrni në çdo kohë.

Ky preparat forcon imunitetin. Do të “rilindë” trupin tuaj.

Përbërësit:

▪ 40 fiq të thatë
▪ vaj ulliri

Përgatitja:

Hidhni fiqtë në një kavanoz dhe zhytini me vaj ulliri. Mbylleni me kapak dhe lëreni në frigorifer.

Pas 40 ditësh, mund ta konsumoni këtë preparat.

Hani një fik në vaj në stomak bosh çdo mëngjes. /Telegrafi/

SHARE