ZELENSKY: NUK NA MPOSHTIN DOT, PËRPIQEN TË NA THYEJNË NË KËTË MËNYRË

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky, ka akuzuar Kremlinin se po i drejtohet “terrorizmit energjetik” pasi trupat ruse kanë pak përfitime në fushën e betejës. Zelensky tha se 4.5 milionë njerëz ishin pa energji elektrike pas sulmeve ruse në rrjetin e saj energjetik. Në javët e fundit, Rusia ka kryer sulmeme raketa dhe drone në objektet e energjisë ukrainase. Vetëm në muajin e fundit, një e treta e termocentraleve të vendit thuhet se janë shkatërruar, sipas Presidentit Zelensky. “Rreth 4.5 milionë konsumatorë janë shkëputur përkohësisht nga konsumi i energjisë”, tha Presidenti Zelensky në fjalimin e tij mbrëmjen e së enjtes. “Vetë fakti që Rusia po i drejtohet terrorizmit energjetik tregon dobësinë e armikut tonë,” tha ai. “Ata nuk mund ta mposhtin Ukrainën në fushën e betejës, kështu që ata përpiqen të thyejnë njerëzit tanë në këtë mënyrë.” Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar se po synon infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

SHARE