DAMJANOVIQ, GJUROVIQ DHE DUKAJ BISEDUAN ME BIZNESMENË AMERIKANË PËR BASHKËPUNIM TË MUNDSHËM

Në tryezën e sotme të organizuar me rastin e vizitës së delegacionit ekonomik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), i përbërë nga përfaqësues të 23 kompanive amerikane, ministrat e Qeverisë së Malit të Zi diskutuan për mundësitë e biznesit dhe bashkëpunimin e mundshëm me biznesmenë amerikanë. Fokusi i takimit ishte në sektorët me rëndësi strategjike për Malin e Zi – teknologjitë e komunikimit të informacionit, teknologjia e pastër dhe energjia.

Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, tha se ekonomia amerikane erdhi në Mal të Zi në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur, duke vlerësuar se takimi i sotëm është shenjë e rikthimit të marrëdhënieve të mëparshme të mira ekonomike mes dy vendeve. “Rëndësia e tij duhet parë edhe nga prizmi i bashkëpunimit të shkëlqyer rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, gjë që lejon që tregu i saj i vogël të shihet në një kontekst më të gjerë,” tha Damjanoviq.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Goran Gjuroviq tha se Mali i Zi po shënon rritje konstante të investimeve të huaja direkte, në shumën totale të investimeve dhe projekteve mbi 9 miliardë euro, me investitorë nga më shumë se 125 vendeve.

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj tha se që nga 20 gushti, Mali i Zi është ekspozuar ndaj një sulmi kompleks dhe të vazhdueshëm kibernetik në infrastrukturën e IT-së të qeverisë. “Duhet pranuar se doli që nuk ishim gati për një përgjigje dhe mbrojtje adekuate, por sfidës iu përgjigjëm në mënyrën më të mirë të mundshme sipas kapaciteteve tona. Ballafaqimi me sulmet kibernetike të lartpërmendura kërkon përditësimin e mekanizmave ekzistues për t’iu përgjigjur atyre, si dhe zbatimin e përgjigjeve inovative,” tha Dukaj. Ministri Dukaj konkludoi se nevojitet mbështetje teknike, ekonomike, materiale dhe eksperte në mënyrë që vendi ynë të jetë i aksesueshëm, i sigurt dhe i hapur në internet dhe që rrjeti global i informacionit të jetë i hapur për Malin e Zi.

SHARE