QEVERIA KA MIRATUAR INFORMACION MBI PROGRAMIN EUROPA TANI

Qeveria në seancën e sotme miratoi informacionin për projektin Evropa tani, njoftoi kryeministri Zdravko Krivokapiq. “Është një projekt që na kthen të gjithëve në atë që ishte obligim thelbësor i kësaj Qeverie, që është të dominojë drejtësia sociale dhe ta bëjë cilësinë e jetës së qytetarëve të dinjitetshëm”, tha Krivokapiq në konferencën për media. Ai theksoi se kanë ardhur deri në këtë mundësi sepse janë kthyer në rrugën e duhur të menaxhimit të mirë të financave publike dhe kanë krijuar parakushtet që ky projekt të realizohet për 11 muaj. “Projekti u realizua gjatë gjashtë muajve dhe u testua me modelin më të mirë të rekomanduar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe u jep shanset më të mëdha atyre që kanë më pak.  Çmimi më i ulët i punës sipas këtij modeli është 450 euro, por për të arritur harmonizimin dhe pranimin nga të gjithë, atëherë taksa është unike dhe më e ulëta në këtë pjesë të Evropës.  Barra për punëdhënësit është 20.4 për qind”, ka saktësuar Krivokapiq.

SHARE