GJELOSHAJ: RAMA TË SQAROJË SHQIPTARËT SE ÇKA PËRFITOHET NGA BALLKANI I HAPUR

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që të mbledhë gjithë faktorin shqiptar në Ballkan dhe të sqarohet se çfarë është iniciativa “Ballkani i Hapur”, çfarë përfitojnë shqiptarët dhe çfarë roli do të kenë në rajon. Vetëm pas këtyre sqarimeve nga shteti amë, shqiptarët do të mundë të ulen dinjitozë në tavolinë përballë partnerëve, ka deklaruar Gjeloshaj në “Euronews Albania”, njëherësh edhe kryetari i Partisë Alternativa Shqiptare.  “Tani është koha që kryeministri Rama të ftojë politikanët shqiptarë që jetojnë në Ballkan dhe bashkërisht të shohim konceptin dhe nëse është ajo e ardhmja dhe e zhvillimit ekonomik të rajonit para të se hyjmë në BE”, deklaroi Gjeloshaj. “Ne si shqiptarë duhet të tregohemi të mençur dhe të bëjmë strategjinë tonë kombëtare se a është në interesin tonë ‘Ballkani i hapur’, cilët janë mekanizmat me të cilët ne si shqiptarë do të kemi integrim e zhvillim ekonomik, dhe çka mund të sjellë si politikë. Unë besoj që shteti ynë amë, Shqipëria, i ka bërë këto analiza”, u shpreh më tej kryetari Gjeloshaj. 

SHARE