KRIVOKAPIQ: MES EKSPERTËVE ASNJË NGA LISTAT PARLAMENTARE

Mandatari për Kryeministër së Qeverisë së ardhshme, Zdravko Krivokapiq, konfirmoi për gazetën “Dan” se askush nga listat parlamentare nuk do të jetë pjesë e ekspertëve në Qeverinë e re. Sipas gazetës “Dan”, ai u përgjigj pozitivisht në pyetjen nëse vendimi për ministrat ekspertë nënkupton që asnjë kandidat nuk do të gjendet në kabinet, nga ndonjë listë parlamentare.  Poashtu, Krivokapiq tha më herët se qeveria e re, nëse votohet, do të ketë 12 ministri, dhe për të ai numër ka simbolikë dhe duket se nuk e zgjodhi atë rastësisht. Ai theksoi se është “simbolika e 12 apostujve, për të cilët na mësoi Mitropoliti ynë Amfilohije”. Situata me formimin e qeverisë është shumë më e lehtë pasi koncepti i një qeverie ekspert u ra dakord në parim në takimin e liderëve të koalicionit qeverisës me Krivokapiqin të Premten e kaluar.  Qeveria e re në parlament do të mbështetet nga tre koalicione “Për të ardhmen e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zezë mbi të bardhë” dhe pritet mbështetja e Listës Shqiptare.  Sipas propozimit të mandatarit, qeveria do të ketë vetëm kryeministrin, nuk do të ketë nënkryetar dhe pritet që të ketë 12 departamente, që është një rindërtim i rëndësishëm, krahasuar me 18 ministritë që ka tani pushteti ekzekutiv. 

SHARE