DATA E ZGJEDHJEVE VENDORE, BEGAJ SOT TAKON KRERËT E PARTIVE POLITIKE

Vendosja e një date për zgjedhjet vendore 2023 ka bërë që presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, të nis konsultat me partitë politike. Gjatë ditës së sotme duke nisur nga ora 13.00 presidenti ka zhvilluar takime me krerët e grupeve parlamentare për t’u konsultuar mbi një datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat 15 prill deri në 15 maj ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor.

SHARE