MALI I ZI KA TË ARDHURAT MË TË LARTA NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Në gjashtëmujorin e kaluar, Ministria e Financave ka realizuar pothuajse të gjitha obligimet aktuale nga të hyrat e rregullta.

Një suficit prej 169 milionë eurosh është arritur pa rritur normat bazë tatimore.

“Ne kemi të ardhurat më të larta në Ballkanin Perëndimor dhe mbetet të luftojmë përmes harmonizimit të pensioneve që ato të jenë në nivelin e 65% të të ardhurave mesatare”, tha ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq në mëngjesin e punës me gazetarët.

Siç tha ministri, borxhi për shtatë muaj është në nivelin e një të gjashtës së kufirit të miratuar nga Kuvendi. Stabiliteti makroekonomik u ruajt në një mjedis tejet të paqëndrueshëm gjeopolitik dhe financimi i të gjitha detyrimeve aktuale u sigurua deri në fund të vitit.

SHARE