AFATI PËR DORËZIMIN E LISTAVE DERI SONTE NË MESNATË

Sot, 4 gusht, është afati i fundit i dorëzimit të listave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kur edhe pritet që edhe dy koalcionet shqiptare të dorëzojnë listat e tyre. Partitë politike shqiptare në Mal të Zi nuk kanë arritur t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet për t’u bashkuar në një listë të vetme zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.

Siç mësohet, koalicionit Partia Demokratike – Unioni Demokratik i Shqiptarëve – Lidhja Demokratike në Mal të Zi – PQSHI do ti prijë Fatmir Gjeka i pasuar nga Mehmet Zenka kurse loalicionit të subjekteve Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva në listë do ti prijë Nik Gjeloshaj i pasuar nga Genci Nimanbegu.

Duhet shtuar se me gjithë përpjekjet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Koalicionit të organizatave shqiptaro-amerikane nga Mali i Zi subjektet politike shqiptare nuk janë pajtuar për një listë të përbashkët.

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, që u mbajtën më 16 tetor 2016, partitë shqiptare garuar në tri lista zgjedhore dhe arritën të fitojnë vetëm një vend në parlament.

Zgjedhjet parlamentare më 30 gusht do të jenë të njëmbëdhjetat nga futja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, dhe të pestat që nga rivendosja e pavarësisë.

SHARE