Qeveria e Malit të Zi ngarkoi Ministrinë e Transportit dhe Financave, si dhe Portin e Tivarit, të shqyrtojnë urgjentisht të gjitha modalitetet e mundshme që mund të ofrojnë mbështetje financiare për rehabilitimin urgjent të superstrukturës së Portit të shkatërruar, ku dëmi llogaritet të jetë 35 milionë euro.
Qeveria miratoi sot Informacionin për dëmtimin e zonës “Porti i Tivarit” nga fatkeqësitë natyrore.
Siç thekson Qeveria, është evidente se “Porti i Tivarit” nuk mund ta kapërcejë situatën me mjetet e veta, ndaj është e nevojshme ndihma e Qeverisë, si nëpërmjet formave të duhura të financimit të prokurimeve urgjente, ashtu edhe përmes lehtësimit të procedurave administrative, në mënyrë që gjithçka që bëhet domosdoshmërisht në kohën më të shkurtër të mundshme.