GJEKA: SHOQËRIA MALAZEZE E PASUR ME DIVERSITET

Rëndësia e lidhjes rajonale paraqet një komponent gjithnjë e më të rëndësishëm në rrugët zhvillimore të Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, u theksua pas takimit të ministrit për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, Fatmir Gjeka dhe ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Mal të Zi Mihajllo Trpkoski. “Mali i Zi u garanton pjesëtarëve të pakicave kombëtare të drejtën për të shprehur dhe zhvilluar veçoritë e tyre, identitetin e tyre etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar”, theksoi Gjeka. Ai tha se shoqëria malazeze është e pasur me diversitet dhe se pasuria jonë e përbashkët është fakti që jetojmë me njëri-tjetrin, jo pranë njëri-tjetrit. Ne jemi krenarë për karakterin ndërkulturor të Malit të Zi, tha Gjeka dhe shtoi se do të vazhdojnë të krijohen kushte për ruajtjen e identitetit të përgjithshëm kombëtar dhe përmirësimin e të drejtave dhe lirive të popujve pakicë dhe të komuniteteve të tjera pakicë kombëtare. Trpkoski theksoi suksesin e deritanishëm të Malit të Zi në rrugën e integrimeve evropiane dhe shprehu pritshmëritë se do të vazhdojë në atë drejtim me guxim dhe përkushtim, në mënyrë që të bëhet anëtari i parë i ardhshëm i Unionit. “Në takim u njoftua se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë të bashkuar në mënyrë që shoqëritë e tyre të jenë të barabarta për të gjithë njerëzit dhe në atë drejtim do të krijohen kushte dhe mundësi për përmirësim të mëtejshëm”, thuhet në deklaratë.  

SHARE