IZRAELI I INTERESUAR PËR TURIZMIN MALAZEZ

Izraeli është i interesuar të bashkëpunojë në fushën e turizmit në Mal të Zi, por edhe në sferat tjera ekonomike që ata do ta vlerësonin si perspektivë për investime, kumtuan nga Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të MZ.

Ministri i këtij departamentit Pavlle Radulloviq u takua sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, Juvall Rotem, për të shqyrtuar mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit midis dy vendeve. Në këtë takim, u vlerësua se është arritur bashkëpunimi i suksesshëm deri me tani dhe se ka vend të mjaftueshëm për përmirësimin e këtij bashkëpunimit.

Siç kumtohet, Radulloviq ka thënë se ka shumë fusha nga të cilat Mali i Zi mund të përfitojë nga përvoja e Izraelit, por gjithashtu edhe të ofrojë përparësitë të cilat i posedojnë vendet e vogla territoriale.

Ndërsa ministri i Izraelit Juvall Rotem, tha se,  kjo ishte vizita e tij e parë në Ballkan dhe se qëllimi i tij ishte të shihte potencialet që mund ti kenë në radhë të parë Mali i Zi dhe Serbia për investitorët izraelitë.

SHARE