NËNSHKRUHET MARRËVESHJA E BASHKËPUNIMIT, 3.5 MILIONË EURO GRANTE PËR SIPËRMARRJET E VOGLA DHE MIKRO NË TURIZËM

Grantet prej 3.5 milionë euro për ndërmarrjet e vogla dhe mikro në sektorin e turizmit përfaqësojnë mbështetjen konkrete të Qeverisë së Malit të Zi për këtë degë të rëndësishme të ekonomisë, bizneset e vogla dhe të mesme, efiçencën e energjisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Kjo u theksua në nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me qëllim zbatimin e programeve të dedikuara për të inkurajuar efiçencën e energjisë në sektorin e turizmit ndërmjet Ministrisë së Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut, Ministrisë së Energjisë dhe Minierave dhe Fondit për Mbrojtjen e Mjedisit (Eko-fond).

Pas nënshkrimit, ministri Martinoviq tha se këto programe paraqesin një hap kyç drejt përmirësimit të konkurrencës së turizmit malazez dhe se ulja e kostove operative përmes efikasitetit energjetik do t’u mundësojë kompanive turistike të investojnë në zhvillimin e mëtejshëm dhe cilësinë e shërbimeve të tyre.

Ministri Mujoviq bëri të ditur se sektori i turizmit, si sektor zhvillimor i ekonomisë malazeze, është një konsumator shumë i rëndësishëm i energjisë dhe se është e rëndësishme të mbështetet realizimi i investimeve që çojnë në përmirësimin e karakteristikave energjetike të objekteve turistike.

Drejtori Boleviq u shpreh i kënaqur me nënshkrimin e sotëm të kësaj Marrëveshjeje, nga e cila do të përfitojë drejtpërdrejt industria e turizmit, e cila si gjenerator i politikës ekonomike të Malit të Zi do të forcohet dhe përmirësohet edhe më shumë.

SHARE