MBËRRIN VAKSINA PFIZER, POR VETËM PËR GRUPET PRIORITARE

Kontingjenti prej 2,340 doza të vaksinës Pfizer ka mbërritur në Malin e Zi, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Kontingjenti i parë i mbërritur ka për qëllim grupet prioritare. Kjo është dorëzimi i parë i një numri total prej 42,000 dozash të kësaj vaksine të destinuar për Malin e Zi, e cilat do të mbërrijnë në fund të gushtit. “Pasi këto grupe specifike të mbulohen nga vaksina Pfizer-BioNTech, të gjitha njësitë e tij të mëtejshme që arrijnë në Malin e Zi do të jenë të destinuara për popullatën e përgjithshme,” njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

SHARE