QEVERIA E MALIT TË ZI E SHKARKOI DREJTORIN E DREJTORISË SË POLICISË, ZORAN BRGJANIN

Qeveria mbrëmë në një seancë telefonike ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Drejtorisë së Policisë Zoran Brgjanin.

Lajmin për shkarkimin e ka konfirmuar Qeveria përmes një njoftimi zyrtar.

“Qeveria sonte në një seancë telefonike ka shkarkuar drejtorin e Drejtorisë së Policisë Zoran Brgjanin. Duke pasur parasysh se Drejtoria e Policisë, si njësi organizative e MPB-së, e cila kryen detyrat në përputhje me Ligjin për Punë të Brendshme, nuk mund të mbetet pa sistem menaxhues, mandati i drejtorit të policisë përfundon më 12 mars 2024. Qeveria ngarkoi ministrin e Brendshëm që të shpall një thirrje publike për ushtrues detyre të drejtorit të policisë nga data 4 mars deri më 10 mars”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, shpjegoi gjithashtu se cilat do të jenë hapat e ardhshëm.

“Pas përfundimit të thirrjes publike, ministri është i obliguar që në seancën e Qeverisë më 12 mars të dorëzojë raportin për thirrjen publike të kryer dhe listën e të gjithë personave të regjistruar që i plotësojnë kushtet në pajtim me ligjin, dhe të gjitha me qëllim të përzgjedhjes së kandidatit më të mirë që do të merret me detyrën e vështirë të reformës policore”, tha Spajiq.

SHARE