TETË VIKTIMA DHE 567 RASTE TË REJA NË MALIN E ZI

Në 24 orët e fundit në Malin e Zi, tetë pacientë vdiqën nga pasojat e virusit corona, ndërsa 567 raste të tjera u konfirmuan, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik. Që nga rezultatet e djeshme, tetë vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut në pacientë nga Tivar (2), Cetija (2), dhe nga 1 person në Kotorr, Ulqin, Nikshiq dhe Budva.  Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1.039. “Shërimi u raportua në 490 pacientë deri në orën 3 pasdite. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtas, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në Mal të Zi është 8.844,” tha ISHP. Që nga fillimi i epidemisë në Mars 2020, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me virusin e ri corona në Mal të Zi është 78.060.

SHARE