Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, u muar sot në pyetje në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë, për shkak të akuzave penale kundër tij për thirrje për rezistencë. Gjeloshaj mbas ndëgjimit për Tv tonë shprehet që në Prokurori sqaroj se konsideron që ky është proces politik dhe i padrejtë. Ai shprehet se akuzat janë shumë përulese dhe se rrin mbas qendrimit që ky ishte vendim i drejtë dhe sipas ligjit në mbrojtje të qytetarëve të komunës së Tuzit nga diskriminimi. Ai u shpreh që akuza është shumë e rënd juridikisht dhe që nuk kanë argumente dhe fakte dhe se njëkohësisht është në pritje të vendimit të Prokurorisë dhe i gatshem që të pranojë çdo vendim që ata do të ndërmarrin. Përveç kryetarit të komunës së Tuzit, në pyetje është marrë kryeshefi i policisë komunale, Rexhep Çunmulaj si dhe polici i policisë komunale, Enis Medgjonaj.