PREJ NESËR ÇMIME TË REJA TË KARBURANTEVE

Të gjitha llojet e karburanteve në Mal të Zi nga mesnata do të rriten nga tre deri në dhjetë cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Eurosuper 95 dhe 98 do të rriten me dhjetë cent secili dhe në 15 ditët e ardhshme do të kushtojnë 1.40 euro përkatësisht 1.44 euro. Çmimi i Eurodieselit do të jetë shtatë cent më i lartë dhe do të jetë 1,49 euro. Nafta per ngrohje do të rritet me tre cent në 1.53 euro. “Llogaritja e radhës do të bëhet më 16 janar dhe çmimet e mundshme të ndryshuara të derivateve të naftës do të jenë të vlefshme nga 17 janari 2023”, njofton Ministria.

SHARE