Apple pati një vit (në 2022) me disa shtesa shumë të mirëpritura në listën e saj të gjatë të produkteve të teknologjisë së lartë, duke përfshirë iPhone 14 Pro, Apple Watch 8 dhe AirPods Pro 2.
Dhe tani që jemi në vitin 2023, ekipi inovativ i Apple planifikon të vije me produkte të reja jashtëzakonisht të lezetshme që shumëkush me siguri do të dëshirojë t’i ketë në dorë, përcjell Telegrafi.
iPhone 15
Pritet që Apple të lëshojë një version të ri të pajisjes së tyre iPhone, dhe do të vijë në formën e iPhone 15.
Ky smartphone i ri thuhet se ka disa nga veçoritë e iPhone 14 Pro, duke përfshirë një kamerë 48MP dhe A16 4nm çip.
Kufje me “realitet të përzier”
Kufjet me “realitet të përzier” të Apple janë një nga zhvillimet e reja më emocionuese që do të vijnë në vitin 2023.
Ato do të kenë teknologjinë më të mirë, duke përfshirë një çip Apple M2 me 16 GB RAM dhe një ekran 4K për secilin sy.
Apple Watch 9
Apple u ngrit lart me lëshimin e Apple Watch 8 Series, dhe ata planifikojnë ta bëjnë përsëri me Apple Watch 9.
Asnjë “thashetheme” nuk ka dalë ende për këtë produkt, por Apple zakonisht ka lëshuar një seri të re orëve çdo shtator që nga lëshimi i orës së parë në vitin 2015, kështu që pritet që ata të bëjnë të njëjtën gjë në shtator të vitit 2023.
iPad të Apple
Thashethemet po shfaqen tashmë për atë që do të vijë më pas për serinë Apple iPad pas lëshimit të suksesshëm të linjës iPad Pro në vitin 2022.
Flitet për modele që mund të kenë 14 dhe 16 inç, duke i bërë ato shumë më të ngjashme me një MacBook.
Një burim me reputacion po parashikon një iPad Mini të rifreskuar në vitin 2023.
MacBook Pro M2
Laptopët e rinj MacBook Pro M2 pritet të dalin në fillim të vitit 2023 me modelet 14 dhe 16 inç.
Spekulimet po rriten gjithashtu me lëshimin e një produkti Mac mini, si dhe një pajisje iMac Pro, e cila do të ishte më e madhe se MacBook më i madh prej 24 inç i Apple.
AirPods
Gjithçka që është konfirmuar në botën e AirPods është se Apple planifikon të lëshojë një kuti të re karikimi USB-C për të gjitha modelet AirPod vitin e ardhshëm. /Telegrafi/