Netflix publikon listën me 10 filmat dhe serialet më të shikuara në vitin 2022

Platforma e njohur për shikimin e filmave dhe serialeve, Netflix, ka publikuar një listë me 10 filmat dhe serialet më të ndjekura të vitit që lamë pas.

Çdo muaj në Netflix mund të gjejmë tituj që mezi presim t’i shikojmë dhe tani dihet se cilët prej tyre ishin më të ndjekurit vitin e kaluar.

Filmi “The Grey Man” me regji të Anthony Russo dhe Joe Russo ka arritur më së shumti orë shikueshmërie. Filmi flet për një operativ të CIA-s, identiteti i vërtetë i të cilit është i panjohur për këdo, i cili zbulon aksidentalisht sekretet e agjencisë së errët, duke nisur një gjueti globale për vrasës ndërkombëtarë. Yjet kryesore të serialit janë Ryan Gosling, Chris Evans dhe Ana de Armas.

Dhjetë filmat më të ndjekur në Netflix gjatë vitit të kaluar

“The Grey Man” me shikueshmëri prej 265.9 milionë orë

“The Adam Project” me shikueshmëri prej 260.5 milionë orë

“Purple Hearts” me shikueshmëri prej 240.4 milionë orë

“Hustle” me shikueshmëri prej 198.3 milionë orë

“The Sea Beast” me shikueshmëri prej 190.1 milionë orë

“The Tinder Swindler” me shikueshmëri prej 172.1 milionë orë

“The Man From Toronto” me shikueshmëri prej 170.8 milionë orë

“Senior Year” me shikueshmëri prej 167.6 milionë orë

“Enola Holmes 2” me shikueshmëri prej 158 milionë orë

“Troll” me shikueshmëri prej 152.3 milionë orë


Seriali më i shikuar në Netflix në vitin 2022 ishte sezoni i katërt i “Stranger Things” me 1.87 miliardë orë shikime. “Stranger Things” është një serial amerikan dramë horror fantashkencë i krijuar nga Duffer Brothers.

Prodhuar nga Monkey Massacre Productions dhe Levy’s 21 Laps Entertainment, sezoni i parë u publikua në Netflix më 15 korrik 2016. Sezoni i dytë, i tretë dhe i katërt pasuan në tetor 2017, korrik 2019 dhe maj dhe korrik 2022, respektivisht.

Serialet më të ndjekur në Netflix vitin e kaluar ishin:

Sezoni i katërt i “Stranger Things” me shikueshmëri prej 1.87 miliardë orë

Sezoni i parë i “Wednesday” me shikueshmëri prej 1.31 miliardë orë

“Dahmer” me shikueshmëri prej 962.4 milionë orë

Sezoni i dytë i “Brigerton” me shikueshmëri prej 775.2 milionë orë

Sezoni i parë i “All of Us Are Dead” me shikueshmëri prej 659.5 milionë orë

“Extraordinary Attorney Woo” me shikueshmëri prej 662 milionë orë

“Inventing Anna” me shikueshmëri prej 654.5 milionë orë

“The Watcher” me shikueshmëri prej 395 milionë orë

Sezoni i parë i “The Sandman” me shikueshmëri prej 393.1 milionë orë

Sezoni i katërt i “Virgin River” me shikueshmëri prej 304.8 milionë orë


Platforma e transmetimit ka njoftuar se do t’i japë fund ndarjes së fjalëkalimeve nga viti 2023 dhe kjo do të jetë një sfidë si për shikuesit ashtu edhe për gjigantin e transmetimit. Kompania e ka vonuar këtë moment prej vitesh, por ka vendosur t’i japë fund ndarjes, duke filluar nga SHBA.

Netflix vazhdon të jetë platforma lider për sa i përket titujve të rinj që publikohen dhe priten me padurim nga audienca në mbarë botën. /Telegrafi/

SHARE