PESË SUPERFUQITË BËRTHAMORE TË BOTËS… / RUSIA: NË PRAG TË NJË KONFLIKTI TË ARMATOSUR

Pesë superfuqitë bërthmore të botës janë në prag të një konflikti të armatosur që do të kishte pasoja katastrofike – paralajmëroi Rusia. Kremlini tha se evitimi i një përplasjeje bërthamore mes fuqive bërthamore të botës është prioritet kryesor i tij por akuzoi perëndimin se po inkurajon provokime me armë të shkatërrimit në masë. Kryeqytetet perëndimore kanë thënë se Moska qëndron pas ndezjes së retorikës bërthamore që kur rusia pushtoi ukrainën në shkurt, ndërkohë që kohët e fundit po akuzon në vazhdimësi Kievin se po planifikon të përdorë një bombë të pistë radioaktive, pa dhënë asnjë provë për këtë. Kievi nga ana e tij e ka mohuar një plan të tillë. Ministria e jashtme ruse ndërkohë tha se druante se pesë fuqitë e deklaruara botërore po shkojnë në prag të konfrontimit direkt dhe se perëndimi duhet të ndalte provokimet që mund të conin në pasoja katastrofike. Ne jemi të bindur se në situatën aktuale të komplikuar dhe të trazuar të shkaktuar nga veprimet e papërgjegjshme që kanë si qëllim të minojnë sigurinë tonë kombëtare, detyra më emergjente është që të evitohet cdo përplasje ushtarake e fuqive bërthamore – tha ministria në një deklaratë.

SHARE