Thuhet se Rihanna ka vendosur që në shfaqjen e saj të ardhshme të modës “Savage x Fenty” të ketë një personazh të famshëm të Hollywoodit dhe një figurë të përfolur si Johnny Depp.
Këngëtarja e hitit “Lift Me Up” do të transmetojë shfaqjen e saj të katërt të modës këtë të premte në Amazon Prime Video, ku do të marrin pjesë modelet e famshme si Cara Delevingne dhe Irina Shayk, duke u ngjitur përgjatë pistës me koleksionet e saj më të fundit të të brendshmeve.
Ndërsa përsa i përket muzikës, ajo ka përzgjedhur këngëtarët Anitta dhe Burna Boy, dhe raportohet se ajo ka përgatitur një befasi të madhe për shfaqjen e saj.
Thuhet se aktori i filmit “Pirates of the Caribbean” Johnny do të shfaqet si i ftuar special, por ai nuk do të ecë në pistë.
Johnny, 59 vjeçar, do të jetë njeriu i parë në historinë e “Savage x Fenty” që do të marrë rolin.
Sipas TMZ, Rihanna, 34 vjeçare, dhe ekipi i saj iu drejtuan Johnnyt për ta ftuar atë të merrte pjesë dhe ai ishte mëse i emocionuar ta pranonte ftesën.
Thuhet se Johnny tashmë e ka filmuar pjesën e tij, duke përfshirë të gjitha aspektet e tij të artit si: aktrimi, modelimi dhe muzika.
Përfshirja e Johnnyt pa dyshim do të ndajë fansat në dritën e gjyqit të tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard që ndodhi gjatë verës.
Johnny ishte i martuar me 36 vjeçaren, Amber, aktoren e “Aquaman”, për një vit dhe martesës së tyre i erdhi fundi vetëm në vitin 2016.
Pas një gjyqi gjashtë-javor, juria zbuloi se Amber kishte shpifur për aktorin dhe të dyja palëve iu dhanë dëmshpërblime të ndryshme.
Që nga fitorja e tij, Johnny mezi e ka ndalur punën pasi filloi një turne me Jeff Beck gjatë verës dhe publikoi një album me muzikantin, ndërsa ai do të ribashkohet edhe me grupin e tij, “Hollyëood Vampires” në vitin e ardhshëm. /Telegrafi/