FINANCAT PUBLIKE TË QËNDRUESHME DHE PËRSHPEJTIMI I RRUGËS INTEGRUESE JANË PRIORITETE TË QEVERISË

Në takimin e sotëm të punës në mes të ministrit të Financave, Aleksandar Damjanoviq me ambasadoren e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe kryetaren e Delegacionit të BE-së në Mal të Zi, Oana Kristina Popa, u bisedua për sfidat financiare me të cilat përballet ekonomia malazeze, si rezultat i pasiguritë ekonomike globale dhe ato të brendshme politike, bën të ditur Ministria e Financave. Damjanoviq theksoi se Qeveria e Malit të Zi, në rrethana shumë kërkuese, nga aspekti ekonomik, ka arritur të sigurojë stabilitetin absolut të financave publike, si dhe t’i afrohet me përgjegjësi strategjisë për sigurimin e qëndrueshmërisë financiare për vitin e ardhshëm 2023. Ai tha gjithashtu se paqëndrueshmëria politike dhe pasiguria globale reflektohen në mënyrë të pashmangshme në paradigmën e re të investimeve dhe flukset financiare dhe se ai përpiqet ta mbajë departamentin që ai menaxhon jashtë shtrirjes së politikës ditore, me synimin për të ruajtur një kornizë të balancuar financiare. Ambasadorët e vendeve anëtare, së bashku me shefen e delegacionit të BE-së, ambasadoren Popa, përshëndetën përpjekjet e Ministrisë së Financave për ruajtjen e stabilitetit financiar, si dhe përpjekjet për parandalimin e përhapjes eventuale të krizës politike dhe institucionale në qëndrueshmërinë e mëtejshme të financave publike.

SHARE