Cheesecake

Cheesecake është nga ato ëmbëlsira, që asnjëherë nuk mund t’u thuash “jo”! Provojeni këtë variant.

Përbërësit

  • Për shtresën e parë:
  • 250 gr biskota të bluara
  • 50 gr gjalpë
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • Shtresa e dytë:
  • 500 gr krem djath
  • 4 vezë
  • 1 lëng limoni
  • 3 lugë gjelle sheqer
  • Shtresa e tretë:
  • 400 ml ajke e thartë
  • 1 sheqer vanilje
  • 3 lugë gjelle sheqer.

Udhëzimet

  1. Gjalpën e zbutur pak në temperaturë dhome e trazojmë bashkë me biskotat dhe sheqerin.
  2. E hedhim në një tepsi dhe e pjekim në furrën e parangrohur në 170 gradë për afro 5 minuta.
  3. Ndërkohë përgatisim edhe shtresën e dytë. Rrahim vezët, sheqerin, kremin e djathit dhe lëngun e limonit.
  4. Këtë pjesë e shtrojmë mbi shtresën e parë dhe e vazhdojmë pjekjen edhe për rreth 20 minuta.
  5. Njëkohësisht përgatisim shtresën e fundit të ëmbëlsirës duke I miksuar bashkë të gjithë përbërësit.
  6. Këtë pjesë e hedhim mbi ëmbëlsirën e pjekur. E rrafshojmë mirë dhe e lëmë në furrën e fikur për edhe 30 minuta të tjera.
  7. Pas përgatitjes, është mirë që ëmbëlsira të ruhet në frigorifer dhe të shërbehet një ditë më vonë.
  8. Ju bëftë mirë.
SHARE