RRETH 40 PËR QIND E MALIT TË ZI ËSHTË NË RREZIK TË VARFËRISË

Rreth 40 për qind e popullsisë së Malit të Zi është në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social, sipas të dhënave nga Instituti Evropian i Statistikave (EUROSTAT) për vitin 2020. Situata më e vështirë është në Shqipëri, ku sipas të njëjtave të dhëna, mbi 50 për qind e popullsisë ishte në rrezik të varfërisë. Pas Shqipërisë (51%) dhe Malit të Zi (rreth 40%), Turqia (38%) dhe Maqedonia e Veriut (rreth 35%) janë në rrezikun më të lartë të varfërisë.

SHARE