CAMAJ TAKOHET ME KRYEBASHKIAKUN E ROCHESTER HILLS, BRYAN BARNETT

Drejtori i SHPK “Komunale” Tuz, Nikollë Camaj, është takuar sot me kryebashkiakun të Rochester Hills, Bryan Barnett. Siç thekson Camaj, në takim shkëmbyen biseda nga e kaluara, por edhe plane për të ardhmën. “Njëheri e falenderova z. Barnett, për përkrahjen dhe për donacionin, kamionin, i cili së shpejti do të kyçet në pastrimin e hapësirave, në komunën tonë,” tha Camaj. Ai njoftoi se Barnett planifikon të vizitojë Malësinë, verën e ardhshme. Në takim muaren pjesë Vilson Sinishtaj dhe Agron Dedivanaj.

SHARE