SHËNOHET NUMËR REKORD 749 RASTE POZITIVE ME KORONAVIRUS, 2 TË VDEKUR

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik dhe laboratorët privatë në vend që merren me diagnostikimin PCR të koronavirusit të ri kanë përfunduar analizën PCR të 1253 mostrave për koronavirus të ri, ndër të cilët janë regjistruar gjithsej 491 raste të infektimit. Përfundoi gjithashtu përpunimi statistikor i grupit të parë të mostrave, të cilat u përpunuan në institucionet private të kujdesit shëndetësor në bazë të një kontrate të nënshkruar midis Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe laboratorëve privatë.  Gjithsej u morën 471 mostra, ndër të cilat u zbuluan 276 raste të reja pozitive të infeksionit. Në 24 orët e fundit janë shëruar 179 pacientë. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e sapo zbuluara, si dhe numrin e të rikuperuarve në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID19 aktualisht në Mal të Zi është 5020. 

SHARE