SË BASHKU KUNDËR TERRORIZMIT DHE RADIKALIZMIT

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dënoi ashpër sulmin terrorist që ndodhi natën e kaluar në Vjenë. “Unë dënoj fuqimisht sulmin e pakuptimtë terrorist të natës së kaluar në Vjenë, edhe një tjetër në tokën evropiane. Ne duhet të merremi me vendosmëri me dhunën në shoqëritë tona. Të bashkuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe radikalizmit dhe mbrojtjen e vlerave demokratike,” shkruan Gjukanoviq në Twitter. Kryeministri i caktuar për përbërjen e qeverisë së re, Zdravko Krivokapiq, Kryeministri aktual i Malit të Zi, Dushko Markoviq si dhe Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Alleksa Beçiq, shprehen ngushëllimet e tyre të thella për familjet e viktimave në Vjenë. Ata u dërguan fjalë mbështetje autoriteteve të Austrisë dhe të gjithë qytetarëve.

SHARE