INSTITUTI: 146 TË REGJISTRUAR ME KORONAVIRUS GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 779 mostrave për koronavirusin e ri, ku janë zbuluar 146 raste të reja pozitive të infeksionit. Asnjë vdekje nuk është raportuar në pacientët pozitivë me COVID19 që nga rezultatet e fundit. Në Institut janë raportuar 60 pacientë të shëruar, ku numri aktual i personave pozitiv me COVID19 në Mal të Zi është 897.

SHARE