ÇERVENJAKOV: PRIORITET PERSPEKTIVA EVROPIANE E BALLKANIT PERENDIMOR

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte prioritet gjatë presidencës bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, tha ambasadori i atij shteti në Malin e Zi, Mlladen Çervenjakov.

Ai theksoi se po të njëjtin qëllim e miratuan edhe vendet që do të kryesojnë me Bashkimin Evropian në të ardhmen. Çervenjakov, duke folur mbi prezantimin e presidencës bullgare me Këshillin e BE-së, tha se është i kënaqur me rezultatet e arritura.

“Kryesimi ishte një sfidë e madhe dhe një përgjegjësi e madhe. Ishte një sfidë, sepse ishte presidenca jonë e parë dhe kishim detyrën për të treguar se si një vend i vogël, sipas standardeve evropiane, mund të organizojë presidencën e Këshillit”, deklaroi Çervenjakov.

Sipas tij, është bërë përparim i dukshëm dhe Bullgaria ka dëshmuar se, siç shtoi ai, megjithëse edhe pse është anëtare e re është e aftë të organizojë një ngjarje të rëndësishme siç është kryesimi me BE.

Siç tha ai, ekziston mundësia që Mali i Zi në procesin e integrimit evropian të fitojë statusin e anëtarit të BE edhe para vitit 2025. “Mali i Zi po shkon rrugës së vetë, deri në fund të vitit besoj se mund të hapë dy kapitujt e mbetur dhe është gjithashtu afër mbylljes së pesë kapitujve”, theksoi Çervenjakov.

SHARE