NGA MESNATA BENZINA DO TË JETË MË E LIRË

Nga mesnata, të dyja llojet e benzinës do të jenë tre cent më të lira në Mal të Zi, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Minierave.

Një litër nga të dyja llojet e benzinës do të lirohet për tre cent, pra BMB 98 do të kushtojë 1,58 euro, ndërsa BMB 95 do të kushtojë 1,54 euro”, ka thënë Ministria.

Çmimi i  Eurodiesel-it nuk do të ndryshojë në këtë periudhë kontabël.

Një litër naftë për ngrohje do të lirohet për 1 cent dhe do të kushtojë 1.37 euro.

“Sipas përcaktimeve të Rregullores për mënyrën dhe sasinë e elementeve mbi bazën e të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, numër 23/2021), do të bëhet përllogaritja e radhës në datën 17 qershor dhe çdo ndryshim i çmimeve të derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga data 18 qershor”, tha Ministria.

SHARE