GJELOSHAJ: PËR RRETH 100 ARTIKUJ VENDAS ME ÇMIME TË KUFIZUARA

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, tha se aksioni “Çmim i kufizuar” në dyqane do të zgjerohet edhe për produktet vendase.

Ndër këto produke janë: djathë i bardhë, kos, qumësht, patate, lakër, mollë, pulë, reçel, vezë të freskëta, proshutë, gjoks pule, suxhuk, sallam viçi, hot dog pule, etj.

 “Pres që të jenë rreth 100 artikuj në dyqane”, tha Gjeloshaj në TV Vijesti.

“Kam një mesazh të qartë për dyqanet – këto masa për këto produkte vendore duhet të pozicionohen mirë. Së dyti, nuk mund të mos jenë në këtë zbritje dhe të mos jenë në dyqane”, theksoi ai.

Ai tha gjithashtu se, “nëse nuk zbatohet 100 për qind dhe nuk kemi prodhime vendore”, do ta ndryshojë vendimin “në një mënyrë tjetër” deri në mes të qershorit.

“Ideja jonë është që të lëmë hapësirë ​​gjatë sezonit që meqë po vijnë një numër më i madh i qytetarëve, të mos tentojmë të ndikojmë shumë në atë treg, nuk është ekonomikisht e mençur. Nëse nuk mbështesim prodhimin vendas, atëherë do të duhet të marrim masa më të rrepta ndaj tyre, duke kufizuar një numër shumë më të madh të artikujve gjatë sezonit”, tha Gjeloshaj.

Ministri vlerësoi se është e dëmshme për ekonominë që të dielave të mos punohet.

„Fatkeqësisht nuk kam arritur ta bind shumicën në Kuvend që ta përkrahë atë projekt (rreth javës së punës)”, tha Gjeloshaj.

SHARE