NATO PLANIFIKON FOND 100 MILIARDË EUROSH PËR UKRAINËN

Keynote speech by NATO Secretary General, Jens Stoltenberg, participating in the Ottawa Conference on Security and Defence, organised by the Conference of Defence Associations (CDA).

NATO ka propozuar mbështetje ushtarake për Ukrainën me vlerë 100 miliardë euro për gjatë 5 viteve të ardhshme. Qëllimi është që paketa e ndihmës të finalizohet në kohë kur një tjetër samit i aleancës ushtarake do të mbahet në Uashington në korrik. Propozimi do të debatohet gjatë një takimi 2 ditor të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel të mërkurën dhe të enjten dhe do t’i japin aleancës perëndimore një rol më të drejtpërdrejtë në koordinimin e furnizimit me armë, municione dhe pajisje për Ukrainën.

Takimi do të japë një pasqyrë të qartë se sa janë të gatshëm të shkojnë aleatët evropianë të Ukrainës për të mbështetur përpjekjet e Kievit për luftë, pasi një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë rreth 60 miliardë dollarë mbetet e bllokuar në Kongresin e SHBA, por ka shpresa se ligjvënësit mund të lëvizin për ta miratuar atë në javët e ardhshme. 

Diplomatët brenda NATO-s kanë bërë të ditur se ishte koha që ndihma ushtarake për Ukrainën të vihej në një bazë më të qëndrueshme, ndërsa disa të tjerë shprehen se kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin do t’i konsideroheshin nga ai si përshkallëzues.

Ndërkaq ekspertët shprehen se aleatët e NATO-s në Evropë do të duhet të mbajnë më shumë barrë për mbrojtjen e tyre, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale të këtij viti në SHBA. Rreziku më i madh i kthimit të kandidatit republikan për president Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është paparashikueshmëria e tij.

“Për mua rreziku më i madh është fakti që Trump është mjaft i paparashikueshëm. Dhe ky është problemi. Në të ardhmen nëse ai rikthehet në presidencë do të vinte gjithnjë e në dyshim qëndrueshmërinë e angazhimit të tij ndaj sigurisë evropiane. Por unë mendoj se evropianët duhet të marrin parasysh faktin se SHBA, pavarësisht nëse Trump rizgjedhet apo jo, ndoshta janë më të fokusuar në Indo-Paqësorin, në kërcënimin kinez dhe se Evropa po bëhet gjithnjë e më shumë një teatër dytësor nga perspektiva e SHBA-së”, thotë analisti Camille Grand.

Ndër të tjera analistët vënë në dukje se Evropa duhet të shpenzojë më shumë dhe SHBA duhet të ruajë angazhimin e saj dhe të ecin me kujdes për të shmangur përshkallëzimin dhe konfrontimin e mundshëm me Rusinë. Të dyja duhet të ruajnë unitetin e aleancës në mënyrë që mbështetja për Kievin të mos minohet pasi do të ishte një situatë shumë më e rrezikshme.

SHARE