MINISTRAT AUSTRIAKË NESËR NË MAL TË ZI

Ministrja federale austriake për BE-në dhe Kushtetutën, Karolina Edstadler dhe ministri federal austriak për Punën dhe Ekonominë, Martin Kocher, nesër më 4 prill do të vizitojnë Malin e Zi.

Sipas agjendës, ministrat austriakë do të takohen në takime të ndara me kryeministrin Millojko Spajiq, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj, ministren e Çështjeve Evropiane Maida Gorçeviq dhe ministren e Punës dhe Mirëqenies Sociale Naida Nishiq.

Deklaratat për media janë planifikuar për në orën 15:00 në Villa Goricë, ndërsa para mediave do të drejtohen zëvendëskryeministri Gjeloshaj, ministrja Nishiq dhe ministrat austriakë.

SHARE