DITË JO PUNE E PREMTE, E DIEL DHE E HËNË

Ditë jo pune për punonjësit e besimit katolikë, me rastin e festës së ardhshme fetare të Pashkëve, do të jenë të premten, të dielën dhe të hënën, njoftoi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Bazuar në Ligjin për kremtimin e festave fetare, besimtarët e fesë katolike kanë të drejtën e pushimit të paguar, për të festuar festat fetare për të Premten e Madhe dhe Pashkët, përkatësisht: e premte 7 prill, e diel 9 prill dhe e hënë 10 prill”, thuhet në njoftim.

Ministria rikujton se organet shtetërore dhe të vetëqeverisjes lokale, institucionet publike dhe kompanitë dhe subjektet tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të obliguara që në ditë festash të sigurojnë kryerjen e punëve, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët apo shtetin.

SHARE