ALARMI I MOTIT PORTOKALLI DHE I KUQ JANË NË FUQI PËR SHKAK TË ERËRAVE TË STUHISHME

Në Mal të Zi, për shkak të erërave të stuhishme, janë në fuqi alarmi i motit portokalli dhe të kuq.

Siç njoftohet në faqen e Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji, në pjesën qendrore dhe në bregdet priten të fryjë erë me shpejtësi mbi 90 kilometra në orë (km/h), dhe në pjesën kontinentale dhe male mbi 50 km/h.

Në Mal të Zi është kryesisht mot i vranët dhe me erë, me reshje të herëpashershme.

Në veri priten reshje të dobëta shiu, kurse në male me borë të dobët.

Siç njofton Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji, në fund të ditës dhe gjatë natës reshjet do të shtohen, ndërsa bora do të shtrihet në zonat më të ulëta.

Institutit për Hidrometeorologji ka dhënë edhe alarm portokalli për motin për nesër. Siç është paralajmëruar, priten të fryjë erë më e madhe se 50 km/h.

SHARE