MARKOVIQ DHE BRAJOVIQ UROJNË DITËN E KOMUNËS SË ULQINIT

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq dhe Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Ivan Brajoviq uruan Ditën e Komunës së Ulqinit, e cila do të festohet nesër, me 4 prill.  

E shtuna e parë e prillit është Dita e qytetit, sipas Statutit të Komunës së Ulqinit. Në këtë mënyrë në mënyrë simbolike shënohet fillimi i sezonit turistik, ndërsa qyteti rikujton traditën e vet detare dhe ullishtare.

Mirëpo, në vrullin e epidemisë së koronavirusit, të shtunën, me 4 prill nuk do të ketë solemnitete. Përveç urimeve të rastit.

“Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq uroi ditën e Komunës së Ulqinit me dëshirën që këto ditë të vështira sa më shpejt që të jetë e mundur të jenë prapa nesh dhe me porosinë – kini kujdes vetën dhe të tjerët – për ditët në vazhdim dhe potencialin e përgjithshëm të Malit të Zi,” thuhet në llogarinë Twitter të Qeverisë.

Urime për udhëheqjen lokale dhe të gjithë qytetarëve të Ulqinit iu drejtua edhe kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Ivan Brajoviq.

“Këtë vit, Ulqini shënon Ditën e Komunës në tundimet e vështira me të cilat përballemi të gjithë. Jam i bindur që me masat e organeve shtetërore kompetente, dhe mbi të gjitha nga vetëdija e secilit qytetar për rolin e tyre, ne të gjithë së bashku në Mal të Zi do të kapërcejmë me sukses sfidën shëndetësore me të cilën përballet bota e ndjekur nga rimëkëmbja ekonomike,” tha Brajoviq.

Ai tha se qytetarët e Ulqinit duhet të dinë që me përpjekje të përbashkëta shtesë, ekonomia lokale me turizmin e saj dhe potencialet e tjera, do të ketë mbështetjen e shtetit për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, për përfitimin e Ulqinakëve me vlerë dhe tërë Malit të Zi.

SHARE