IVANAJ: NË TUZ NUK KA PANIKË

Nënkryetari i Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, për TV Vijesti, thekson që për të minimizuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga karantina, Komuna e Tuzit u siguroi bashkëqytetarëve të saj naftën në mënyrë që ata të mund të punojnë dhe të shesin produktet e tyre.

E gjithë kjo u organizua dhe u bë përmes vullnetarëve, tha Ivanaj.

Tuzi është karantinuar që nga 24 Marsi pasi u përcaktua se ekzistonte rreziku i një epidemie më të gjerë në këtë Komunë.

“Qytetarët e komunës së Tuzit, të cilët janë të infektuar me koronavirus, janë në gjëndje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, dhe bashkëqytetarët e tyre, të cilët janë në karantinë, vazhdojnë të respektojnë si duhet masat mbrojtëse në fuqi,” tha Ivanaj.

“Qytetarët e komunës sonë u binden urdhrave, dhe po sillen në një mënyrë shumë të disiplinuar dhe të përgjegjshme, dhe Stafi i Krizave dhe vullnetarët bëjnë çmos për ta bërë më të lehtë për ta karantinimin. Unë mendoj se nuk ka frikë dhe panik midis qytetarëve, dhe janë të vetëdijshëm për rrezikun që mund të shkaktohet nëse nuk i përmbahen masave mbrojtëse në fuqi,” theksoi Ivanaj.

Ai tha që vullnetarët mbajnë barrën më të madhe në këtë situatë dhe atyre ua kemi borrxh një mirënjohje të madhe.

“Shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë ata që po ndihmojnë komunën tonë në këtë situatë të vështirë për Tuzin dhe tërë Malin e Zi, ” theksoi Ivanaj.

SHARE