TË HEQIN TË GJITHA MASAT DHE KUFIZIMET

Hoterierët kërkojnë heqjen e të gjitha masave dhe kufizimeve në lidhje me biznesin në industrinë e hotelerisë për tu mundësuar zbatimin e programit “Evropa Tani”. Hotelieret e Malit të Zi besojnë se ata dhe anëtarët e tyre janë diskriminuar që nga fillimi i epidemisë, si për sa i përket masave ashtu edhe vaksinimit. “Vetëm punonjësit e hotelerisë u detyruan të vaksinohen për të punuar dhe për të siguruar jetesën, megjithëse vaksina nuk ishte e detyrueshme për punonjësit e shëndetësisë, arsimit, por edhe për kryeministrin dhe anëtarët e qeverisë, deputetët, ” thanë ata. OJQ-të shtuan se sjellja e vendimmarrësve u jep atyre të drejtën të vënë në dyshim kufijtë e durimit të tyre.

SHARE